MALLAKASTRA
Historiku i Mallakastrës
Origjina e toponimit Mallakastër
Mallakastra përbëhet nga fjala greke “Malla” (e keqe) dhe ajo latine “Kastrum” (fortesë, kështjellë), që përkthehet si “fortesë e keqe, e vështirë për t’u pushtuar”. Megjithëse romakët gjatë luftrave iliro-romake dhe maqedono-romake hasën një rezistencë të madhe në këtë krahinë kodrinore të mbushur me fortesa, ata e përshkruanin atë si një territor të vështirë për t’u pushtuar. Mallakastra mund të ketë marrë emrin nga ndonjë vendbanim që gjendet brenda territorit të saj. Toponimi Mallakastër del disa herë në burimet historike të shek. XIII-XIV, në ngjarjet që zhvillohen në Çamërinë e sotme, për ndjekjen e shtigjeve të mallakastriotëve drejt rrethinave të Atikës. Mallakastriotët e shpërngulur u kanë vënë vendbanimeve të reja të krijuara të njëjtët emra si fshatrat e origjinës, p.sh. Mallakastër, Hekal, Varibop, Kraps etj. Toponime të njëjta me vendbanimet e Mallakastrës gjenden edhe në vendbanime të arbëreshëve.
Mallakastra në Mesjetë
Gjatë periudhës shek. V–XIV, e cila ka qenë e errët jo vetëm për vendin tonë por për gjithë Evropën, Mallakastra ka qenë objekt i sulmeve e pushtimeve të ndryshme. Ajo është përfshirë dhe përshkruar nga Bizanti, dhe është ndarë e dobësuar nga shumë pushtues, si sllavët, bullgarët e të tjerë. Ata kanë lënë gjurmë të ndryshme në këtë krahinë. Gjatë shekujve XIV–XV, Mallakastra u shkel nga pushtuesit turq. Ajo u kthye në një qendër të rëndësishme shqiptare, sidomos në kohën e Skënderbeut.
Të dhëna shumë të rëndësishme për Mallakastrën vijnë edhe nga regjistri i vitit 1519. Sipas tij, Mallakastra, jo vetëm që identifikohet si njësi administrative e Sanxhakut të Vlorës në kuadrin e një nahije, por dallohet nga nahija e Myzeqesë. Edhe kufijtë e kësaj nahijeje mund të konsiderohen si piketa për të krijuar një ide të përgjithshme rreth shtrirjes së kësaj krahine. Në vitin 1519, Mallakastra njihet si një territor shumë i gjerë, ndoshta më i madhi, gjatë gjithë historisë së saj. Brenda territorit të saj përfshiheshin edhe pjesë të vendbanimeve që sot bëjnë pjesë në rrethin e Përmetit, Tepelenës, Fierit dhe Beratit.
Për më tepër, gjatë periudhës osmane, Mallakastra u bë një qendër e rëndësishme bujqësore, veçanërisht për kultivimin e ullirit dhe prodhimin e vajit të ullirit. Ky tregues i zhvillimit bujqësor ka mbetur një element i rëndësishëm edhe në periudhën moderne të rajonit.
Lëvizjet Kombëtare dhe Pavarësia
Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, Mallakastra ishte një zonë e aktivizuar për lëvizjet kombëtare shqiptare. Shumë banorë të Mallakastrës morën pjesë në luftërat për pavarësinë e Shqipërisë dhe kontribuuan si brenda vendit ashtu edhe jashtë, si gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë periudhë, Mallakastra ishte një terren i fortë për veprimtaritë atdhetare dhe intelektualët shqiptarë që luftonin për një Shqipëri të pavarur dhe të bashkuar.
Lufta e Dytë Botërore dhe Rezistenca Partizane:
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Mallakastra kishte një rol të rëndësishëm në Luftën Partizane kundër pushtuesve fashistë italianë dhe nazistë gjermanë. Rajoni ka qenë një nga bazat kryesore të lëvizjes antifashiste në Shqipëri, ku partizanët zhvilluan shumë luftëra dhe aksione kundër pushtuesve. Shumë fshatra të Mallakastrës ishin aktive në mbështetje të luftës për çlirimin e Shqipërisë dhe për ruajtjen e pavarësisë së saj.
Periudha Paskomuniste:
Në periudhën pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri (1991), Mallakastra ka kaluar një krizë të thellë ekonomike dhe sociale. Rajoni ka përjetuar një periudhë të vështirë pas rënies së diktaturës, por më vonë ka pasur një ringjallje të bujqësisë, veçanërisht në sektorin e ullishtarëve, dhe ka njohur rritje në turizëm dhe zhvillim ekonomik.
Në ditët e sotme, Mallakastra është një rajon i njohur për prodhimin e vajit të ullirit dhe për traditat e tij bujqësore, por gjithashtu edhe një destinacion turistik që tërheq vizitorë për shkak të historisë, kulturës dhe peizazhit të tij.
Nënndarjet krahinore të Mallakastrës
a) Mallakastra e egër
(Ndoshta kjo nënkrahinë përbën epiqendrën e kësaj krahine, e cila përfshin pellgun ujëmbledhës të lumit Gjanica). Hapësira territoriale e kësaj nënkrahine përputhet pak a shumë me njësinë administrative të rrethit Mallakastër në periudhën aktuale.
b) Mallakastra e butë
Ka qenë një hapësirë e ndërmjetme midis Mallakastrës së egër, Labërisë dhe Myzeqesë, ku me këtë të fundit ka pasur shumë lidhje. Kjo është favorizuar edhe nga relievi i ulët fushor përgjatë luginës së poshtme të Vjosës.
Mallakastra është një krahinë e formësuar që në antikitet. Territori i fisit dhe konionit të Bylineve ka shërbyer si bërthamë e krahinës së Mallakastrës, e cila gjatë periudhave të ndryshme historike e ka zgjeruar dhe ngushtuar territorin e saj.
Mallakastra është një toponim i cili është ekuivalent i Antianisë, pra është antik dhe ndoshta bashkëkohës i saj.
Mallakastra si njësi administrative del në regjistrin e vitit 1519 e në vazhdim deri në periudhën aktuale. Ndërsa si krahinë ajo duhet të jetë përmendur që nga periudha e antikitetit.
Mallakastra është një zonë e rëndesishme e industrisë nxjerrësedhe përpunuese të naftës, e prodhimeve bujqësore me përparësiullirin, vreshtarinë dhe drufrutorët e tjere si dhe e mbareshtimitte bagetive të imta, pasi ajo shtrihet kryesisht në një territorkodrinor. Në Mallakastër ndodhen qytetet antike të Bylisit dheNikajes. Po ashtu, aty ndodhen burimet ujore të Pocemit, ujëmbledhësit e Lumarës dhe një pjesë e territorit të sajpërshkohet nga Lumi Vjosa. Në krahinën e Mallakastrës gjendenedhe vënde të tjera me vlera historike, arkeologjike dhe natyroresi potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisëse saj.
Gjithashtu, Mallakastra eshte nje krahine me histori telavdishme. Ajo i ka dhene vendit jo vetem qendresen e sajheroike ndaj pushtueseve te ndryshem ne shekuj, por nga gjiri isaj kane dale figura te shquara historike, deshmore dhe heronj, tecilet kane luftuar dhe kane dhene jeten e tyre per lirine dhepavaresine e Shqiperise. Dhe si tre kurora te pavyshkeshme prejari, mbi gjoksin e trupit te saj historik, shkelqejne “Tre Beselidhjet e Pocemit” te viteve 1847, 1920 dhe 1943.
Pikerisht, per keto vlera te shquara te saj, me 12 korrik, me rastin e organizimit te “Festes per Beselidhjet e Pocemit” ngaana e Bashkise se Mallakstres, Presidenti i Republikes Z. Ilir Meta,vleresoi dhe nderoi Mallakastren e beses dhe te luftes, duke akorduar per “Tre Beselidhjet e Pocemit” titullin e larte: “Kalores i Urdherit te Skenderbeut”.
Klos,Mallakastër
Muri përfaqësonnjë ngafortifikimet më tëhershme tëgjysmës së dytëtë shekullit të 5-të p.e.s. në Shqipëri, me gjerësi 3-3,5 m, me blloqepoligonale dhetrapezoidale. Ka një hyrje të vetme në qytet dhe tre kullambrojtëse. Ndër monumentet më të rëndësishme janë teatri ivogël, një stoa dhe gjurmët e një stadiumi. Teatri kishte njëkapacitet prej rreth. 800-1000 spektatorë dhe ka ruajtur edhe 14 mbishkrime për shtetësi, që datojnë në shekullin III p.e.s. Stoa ishte e gjatë 40 m dhe 10 m e gjerë, duke qenë një ndërtesë e thjeshtë njëkatëshe. Jeta në Nikaia përfundon befas në vitin 167 p.e.s., kur ushtria e Paulus Aemilus shkatërroi Epirin.
dhe pjesë të Ilirisë Jugore. Ky qytet u ndërtua në gjysmën e dytëtë shekullit të pestë p.e.s., në shpatet e pjerrëta të një kodre dhelidhet me Bylisin nëpërmjet një kalimi.
Muri rrethues, i gjatë 1850 m dhe i gjerë 3-3,5 m, përfshinkodrën me një sipërfaqe prej 18 ha. Tre kulla mbrojtëse ndodhenpranë hyrjes së vetme të qytetit. Qyteti përmban teatrin në formëharku, i cili është ndërtuar mbi një formacion shkëmbor me njëkapacitet prej 800-1000 vendesh. Në muret rrethuese të teatritjanë gdhendur 14 dekrete për dhënien e shtetësisë. Ato datojnënë gjysmën e dytë të shekullit të tretë p.e.s. Stoa (me anë tëhapur shtyllash) është pjesërisht e gërmuar dhe tregon një gjatësi40 m dhe gjerësi 10 m.
Shkolla e CAKRANIT
Nder te parat ne Toskeri, hapur ne dhjetor 1908 plot 110 vjet me pare ne kujdesin e vellezerve Hajredin dhe Bektash Cakrani.
Ne muajin dhjetor 109 vjet me pare familja Cakrani, me perkushtimin dhe vendosmerine vellezerve Hajredin dheBektash Cakrani,qe menjehere pas “Kongresit te Manastirit” kthehen ne Cakran dhe hapin shkollen e pare shqipe. Kjo ishtenje sipermarje shume e veshtire per kohen duke patur parasyshrepresionin e “xhonturqeve” por, vellezerit Cakrani morenparasysh cdo rrezik, duke injoruar cdo ultimatum te tyre. Koha tashme po ndryshonte Shqiptaret po mendonin seriozishte per teardhmen e tyre. Natyrishte kjo shkolle u hap teresishte me fondet e familjes Cakrani, Mesuesi i pare i kesaj shkolle ishte inderuari Visk Babatasi, qe kishte ardhur apostafat ngaBukureshti, Pas sistemimit te teksteve dhe funksioniminnormalishte te shkolles ai largohet, vellezerit Bektash dheHajredin Cakrani, sollen nje tjeter personalitet per drejtimin e shkolles, qe jepte mesim ne shkolles e “Muradies” ne Vlore, tenderuarin Thanas Floqi.Shkolla e Cakranit ishte nje nga te paratshkolle shqipe ne Toskeri, per celjen e kesaj shkolle ne cakranate dite kishin ardhur shume personalitete te kohes nga Vlora, Berati, Gjirakastra, Elbasani etj. Ne emer te familjes per pershendeti pjesemarrisit Hajredin Bej Cakrani i cili tha: -“Ne sot po hapim shkollën, po ne kemi sjellë këtu që shumë mëpërpara alfabetarin e Sami Bej Frashërit….
Qyteti i Bylisit
Qyteti i Bylisit është një nga qytetet më të rëndësishme tëantikitetit në Shqipëri dhe ka një histori të pasur që shtrihet ngaperiudha ilire, romake, deri në periudhën bizantine. Ndodhet nëjug të Shqipërisë, pranë qytetit të Fierit dhe është një nga qytetetmë të mëdha dhe më të njohura të Ilirisë, me një rëndësi tëveçantë për historinë dhe kulturën e rajonit.
Origina dhe Historia e Bylisit:
Në shekullin IV para Krishtit, Bylisi ishte nën ndikimin e Ilirisë, por gjithashtu kishte marrë ndikime të fuqishme nga kultura dheqytetërimi grek. Për periudhën romake, Bylisi është konsideruarnjë qytet i zhvilluar dhe me një rëndësi të madhe për territorin e Ilirisë.
Gjetjet Arkeologjike:
Një nga gjetjet më të njohura është një amfiteatër romak, i ciliështë një nga më të mëdhenjtë e periudhës në Shqipëri. Ky amfiteatër ka mundësuar zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhesportive dhe është një simbol i rëndësisë që kishte ky qytet nëperiudhën romake.
Comments
Post a Comment