KORÇA

KORÇA




Ndonëse qyteti i Korçës është themeluar këto V-VI shekujt e fundit, zona e Korçës është një nga vendet e Evropës Jug-Lindore që është banuar më herët. Gërmimet kanë nxjerrë në dritë varre dhe fortifikime që prej periudhës ilire.

Nga faqja zyrtare e Bashkisë së Korçës

www.bashkiakorce.gov.al

Një nga emrat më të vjetër të Korçës është “Korytsa”, i përdorur në greqisht si “Κορυτσά” dhe në turqisht si “Görice”. Ky emër ka mbijetuar gjatë periudhës osmane dhe është dokumentuar në fermanët e kohës. Disa studiues besojnë se ky emër mund të lidhet me fjalën sllave “Gorica”, që do të thotë “malësi”, duke sugjeruar se Korça ka qenë një zonë malore.

https://klikoje.al/historia-e-65-qyteteve-te-shqiperise-kur-jane-themeluar-gjurmet-me-te-vjetra-ilire-origjina-e-emrit/

Dasmat korçare

Dasma është një traditë shumë e veçantë, e cila ruhet dhe praktikohet brez pas brezi. Ceremonia e hapjes së gëzimit familjar quhet “shkelkat” (ku kërkohet dora e vajzës). Familjarët e dhëndrit shkojnë tek familja e vajzës me “peshqeshe”(dhurata) dhe ëmbëlsira për të kërkuar dorën e saj. Familjarët e dhëndrit (krushqit) duhet të jenë në numër tek (7-9) persona) simbol kjo i krijimit të  një çifti bashkë me nusen. Familjarët e vajzës kthejnë më pas vizitën tek dhëndri dhe krushqit janë në numër  çift (8-10) persona, e cila simbolizon dhënien e vajzës tek familja e djalit. Më pas bëhet përcaktimi i datës së dasmës. Dy javë para dasmës “pritet paja”. “Paja” është përgatitja që bën dhëndri me veshje të ndryshme për nusen përfshirë këtu dhe fustanin e nusërisë.

Dasma nis ditën e hënë tek familja e vajzës dhe tek familja e djalit, e shoqërohet me këngë dhe valle. Ditën e mërkurë përgatitet buka me qiqër, tek të dyja familjet si simbol i mbarësisë dhe kriijmit të familjes. Gjithashtu ditën e mërkurë përgatitet dhe bakllavaja si një ëmbëlsirë karakteristike. Ditën e enjte dy burra nga familja sjellin pajën e nuses dhe fustanet e nusërisë dhe marrin pajën që ka përgatitur nusja për tek  familjae burrit. Dasma kryesisht zhvillohet në të dyja familjet e ndara. Tek familja e nuses dasma zhvillohet ditën e shtunë. Nusja përgatitet, vesh fustanin e bardhë dhe në mbrëmje fillon festa me familjarët dhe të ftuarit e saj. Festa shoqërohet me këngë dhe valle, saze dhe në shumë familje këndohen këngë karakteristike nga vetë gratë e familjes me iso. Dasma hapet nga  kryetari i familjes, i cili është dhe babai i nuses, duke i falenderuar të ftuarit për pjesëmarrjen e tyre. Më pas babai bën kërcimin e parë me vajzën e tij. Në mesin e dasmës, para mesnatës vijnë në dasmën e nuses krushqit, bashkë me dhëndrin. Krushqit marrin nusen në valle dhe më pas largohen. Nusja është e veshur me fustan të bardhë, ndërsa dhëndri paraqitet me veshje të zakonshme. Krushqit largohen nga dasma në mesnatë. Ditën e dielë përgatitet dasma tek familja e dhëndrit. Në mëngjes herët përgatiten petulla për djalin që do martohet dhe u shpërndahen dasmorëve. Disa burra nga familja ndihmojnë dhëndrin për t’u përgatitur për dasmë, si prerja e flokëve dhe heqja e mjekrës. Djalit i këndohen këngë dhe i hidhen lekë.

 

Kënga:     Fryu era na i solli, këtë berberin nga Stambolli,

 

              Në e prefsh more berber, bëja faqet me sheqer.

 

Më pas të gjithë krushqit bashkë me dhëndrin nisen për të marrë nusen. Burrat dhe dhëndri qëndrojnë në dhomë të ndarë nga gratë dhe nusja. Dhëndri dhe krushqit burra, shkojnë tek dhoma e nuses, e “darovitin” (I japin dhurata, lekë) dhe dhëndri  ivendos unazën. Nuses i vendosin stoli duke  i kënduar. 

 

Kënga:    Portokalli në dorë, limua në xhep,

 

             Varësen që ta solla, ta mbash me shëndet!

 

Në momentin që nusja del nga dera e shtëpisë, thyen një gotë me ujë. Nusja shoqërohet për krahu nga një i afërm deri në momentin që e merr dhëndri dhe nisen. Në momentin e nisjes, rruga spërkatet me raki, si dhe u hidhet oriz, karamele dhe monedha. Tek shtëpia e dhëndrit, nusja pritet me këngë dhe valle. Nusja tek porta copton një bukë me qiqër dhe ua shpërndan të ftuarve dhe familjarëve të burrit. Vjehrra sjell një pjatë me mjaltë dhe nusja lyen cepat e portës, si simbol i mbarësisë e që ti shkojë jeta e ëmbël. Nusja vendos një lek në këpucën e saj dhe një nga fëmijët në shtëpinë e dhëndrit i heq këpucën dhe i merr lekun. Më pas nis festa me këngë dhe valle tek dhëndri, ku kërcejnë së bashku. Nga ana e nuses vijnë krushqit, qëndrojnë disa orë dhe më pas largohen.

https://regjistritkj.al/dasma-korcare/

Veshjet popullore

Trashëgimia dhe ruajtja e kostumeve popullore të zonave të veçanta të trevave të Korçës, fshatit dhe qytetit, është një element mjaft i rëndësishëm për t’u vlerësuar. Referuar morisë së studimeve arkeologjike, historike dhe kulturore studiuesja dhe etnografia Andromaqi Gjergji ka bërë klasifikimin e veshjeve popullore shqiptare të burrave dhe grave, nga ku do të prezantojmë tipet kryesore të tyre në zonën e Korçës.

Veshja e burrave me fustanellë, ku fustani është elementi më karakteristik i këtij tipi veshjeje, i përmendur në disa dokumente të shekullit të XIV.Fustanella është e bardhë, me material prej pëlhure të pambuktë, që punohej në shtëpi ose ishte e fabrikuar. Shoqërimi me elementë të tjerë si: këmisha, jeleku, brezi, kalcet e shajakut dhe opingat prej lëkure, plotësonin më së miri prezencën e saj në disa zona të qarkut, në veçanti në zonën malore të Korçës (Dardhë), Kolonjës dhe Devollit. Në shkrime të ndryshme dëshmohet të ketë qenë e pranishme deri në vitet 1920, kryesisht në raste festash. Prania e kësaj veshje tipike shqiptare tek grekët apo popuj të tjerë ballkanas, dëshmon për rolin aktivdhënës të kulturës sonë materiale , në elementin kulturor të veshjes së fqinjëve tanë. Kostumi me këmishë të gjatë e dollama (cibun) krahas këmishës së gjatë, që ishte elementi kryesor, cibuni, mëngorja dhe kalcet ishin mjaft të pranishme dhe të përdorshme. Kjo veshje e burrave ishte karakteristike për zonën e Korçës, të Kolonjës dhe fshatrat e Prespës dhe ndryshe nga veshja e përditshme në ditët e festave karakterizohej nga prania e qendismave dhe stolive. Veshja me poture ndonëse në përhapje të kufizuar, u përdor pas veshjes me fustanellë në malësitë e Korçës dhe Kolonjës. Festja e bardhë, e zezë ose e kuqe ishte një element i rëndësishëm që shoqëronte veshjen e burrave të fshatit dhe të qytetit. 

Veshja e grave me këmishë të gjatë dhe një përparje, është një tip mjaf i përhapur veshjeje në disa zona të qarkut të Korçës, Dardhës, Gorës, Oparit në Korçë dhe Kolonjës. Një vend më vete në këtë tip veshje zë veshja e grave ish ortodokse të Mokrës(Pogradec). E gjendur në disa variante, në pamjen e jashme këmisha e gjatë shtrëngohej pas belit me një brez të zbukuruar. Përsipër veshja shoqërohej me një lloj dollmaje e zbukuruar në fund me qëndisje. Kjo veshje shfaqet me elemente më të zhvilluar në veshjen e gruas dardhare në rrethin e Korçës.

 

https://qarkukorce.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/trashegimia_kulturore_qarku_Korce.pdf


 


 

Këngët e Serenatës Korçare janë simbol i qytetit të Korçës.

Serenata është në vetvete shprehja e një ndjenje përmes këngës, por jo vetëm. Atë, herë pas here e shohim në formën e një spektakli, një mizanskene ku djali i këndon vajzës që poshtë dritares.

Melodia e këtyre këngëve është monodike (një zë) ose dy, dhe në disa raste merr formë korale (deri katër zëra). Kemi këtu shembullin e korit “Lira”.

Tematika e tyre është e larmishme. 

Këngët e serenatës shoqërohen nga një formacion orkestral, kryesisht i përbërë nga instrumenta me tela (kitara, mandolina), por edhe instrumenta të tjera si: flauti, violina, fizarmonika, etj.

Këngët janë të pranishme në gëzimet dhe festimet familiare dhe shoqërore dhe praktikohen kudo, në skena, lokale dhe ambiente të tjera argëtuese. Serenata Korçare sot është një vlerë e pazëvendësueshme e Korçës, në “simbiozë” me emrin e saj.

https://regjistritkj.al/serenata-korcare/


 

 

Poeti dhe mësuesi Ylber Merdani, i lindur në Korçë, ka përdorur dialektin e qytetit të tij në krijimtarinë e tij letrare. Veprat e tij, të cilat përfshijnë poezi dhe tregime, shpesh pasqyrojnë jetën dhe realitetin e Korçës, duke përdorur shprehje dhe fjalë tipike të këtij dialekti. Ai është gjithashtu i njohur për angazhimin e tij në shoqatën e të përndjekurve politikë dhe për përvojën e tij në burgun e Spaçit, ku ishte pjesëmarrës në një revoltë.

 

 

 

 

“Nënë, pse qan?”

 

“Të shohësh lotët e nënës plakë,

Të shohësh të dridhen ato thinj,

Të shohësh shtëpinë në flakë,

Kur nuk ke as forcë, as ndihmë,

Është tmerr, kur duartë t’i kanë lidhur,

Shtërngon grushtet, sytë gjithë lotë,

S’mbahet më dhe brengë e hidhur,

Do të flasësh, por nuk flet dot…”

 

 

“Ditëlindja e motrës në internim”

 

“Ne nuk kemi gota të kristalta,

Tavolinës endet varfëria,

Përtypim ujë dhe ajër mali,

Në zemrat tona fle liria…” ​

 

https://telegraf.al/speciale/nga-vepror-hasani-rrefimi-i-ylber-merdanit-nene-pse-qan-e-pyesja-por-ajo-sme-tregoi-kurre-nuk-po-qaj-me-thoshte/

Intervista dhe rrëfime të poetit në gazetën Telegraf

 

Dritëro Agolli është një tjetër autor  edhe pse i lindur në Devoll (që ndodhet në qarkun e Korçës), ai është i lidhur ngushtësisht me kulturën dhe letërsinë e kësaj zone. Ai është një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqipe në shekullin XX.

Shumë nga veprat e tij janë të ndikuara nga jeta në fshat dhe përditshmëria shqiptare.

Poezia e tij është shpesh lirike, plot ndjenja, por edhe ironike apo filozofike.

 

 

 

Dritëro Agolli, një nga poetët më të shquar shqiptarë, përdorte shpesh elementë të dialektit të jugut, përfshirë edhe të folmen korçare, në krijimtarinë e tij. Një shembull i tillë është poezia “Poçari”, ku gjejmë shprehje dhe ritme që pasqyrojnë gjuhën e përditshme të zonës së Korçës.

 

“Pa më shau poçari keq turqisht,

Unë e shava shqip e mend i rashë;

Për çudi poçari nuk u ligsht,

Veç dy lot në sytë e kuq i pashë...”

 

https://www.poemist.com/dritero-agolli/pocari

Comments

Popular Posts