DASMAT TIRONSE
Dasmat Tiranase(Tironse)
Dasmat tradicionale tiranase fillonin në këtë mënyrë:
Të martën, mblidheshin të afërmit e familjes dhe përgatitninftesat e dasmës, duke vendosur se kush do të merrte pjesë në të. Gjithashtu, caktohej edhe “i pari i dasmës”, i cili do të merrej me organizimin dhe mbarëvajtjen e saj.
Të mërkurën, ftesat shpërndaheshin nga të afërmit e caktuar njëditë më parë. Personi që i shpërndante ftesat njihej ndryshe si“Thirrësi”. Ishte traditë që kur Thirrësi i dorëzonte ftesën tëftuarve, ata t’i jepnin para si shenjë nderimi.
Të enjten, zakonisht dërgohej paja e nuses në shtëpinë e dhëndrit. Po atë ditë përgatitej edhe ëmbëlsira që do të shërbehejditën e dasmës – bakllavaja dhe byrekët me qumësht – të cilatgatuheshin nga gratë pjesëmarrëse në dasmë. Burrat merreshinme rregullimin e ambienteve ku do të zhvillohej dasma, qëzakonisht bëhej në oborrin e shtëpisë. Personat që kujdeseshinpër ambientin dhe shtrimin e banketeve quheshin “Hyzmetçi” (shërbyes).
Të premten, në shtëpinë e dhëndrit zhvilloheshin vallet ku merrnin pjesë të afërm dhe komshinj. Nusja nuk merrte pjesë nëkëto valle, sipas zakonit, ndërsa dhëndri mund të kërcente.
Të shtunën, nusja vishej me fustanin e bardhë dhe në mbrëmjevinin të afërm e komshinj për ta parë, duke sjellë dhurata osepara. Po atë ditë bëheshin edhe përgatitjet përfundimtare përdasmën që zhvillohej të nesërmen.
E diela, dita e dasmës, përfshinte dy dasma:
Nusja niste ditën duke u bërë gati dhe duke u veshur me fustanine nuses. Rreth orës 10:00 të mëngjesit fillonte dasma e saj. Ndërkohë, dhëndri përgatitej për dasmën e vet – lahej dhe sipastraditës i këndonin këngë dhëndri gjatë këtij procesi.
Disa të afërm të dhëndrit, bashkë me dhëndrin (në numër tek, p.sh. 11 persona), merrnin pjesë në dasmën e nuses, por vetëmpasi ajo kishte filluar. Dhëndri, i cili kishte lënë një orar tëcaktuar me krushqit (pasi atëherë nuk kishte telefona), dilte ngadasma për t’i pritur pak para mbërritjes së tyre.
Në këtë kohë, nusja futej në dhomë për t’u përgatitur për ardhjene krushqve. Rreth 50 persona nga ana e dhëndrit hynin nëoborrin ku po zhvillohej dasma e nuses, duke kërcyer vallepopullore. Më pas, 7-8 gra të familjes së dhëndrit, bashkë me njëfëmijë që mbante lulet për nusen, hynin në dhomën ku ndodhejnusja. Fëmija ia jepte lulet nuses, krushqit qeraseshin me llokume dhe ëmbëlsira, dhe pas rreth 10 minutash dilnin jashtë.
Pas tyre hynin në dhomë familjarët e nuses, ndër ta daja dhevëllai, të cilët e shoqëronin nusen deri tek makina ose pajtoni ku e priste dhëndri. Kur nusja dilte nga pragu i shtëpisë, i jepnin njëvezë që ajo e hidhte sapo kalonte pragun – një tjetër zakonsimbolik. Gjatë nisjes, njerëzit e dhëndrit këndonin këngë përnusen.
Kur makina e nuses dhe dhëndrit nisej, vjehrri hidhte monedha, para dhe karamele, të cilat mblidheshin nga fëmijët qëndodheshin aty. Pas tyre niseshin makinat e tjera duke i rënëborive.
Në shtëpinë e dhëndrit, nusja dhe krushqit priteshin nga të ftuarite dasmës. Në derë, nusja pritej nga vjehrra, e cila mbante nëdorë një tas me mjaltë. Nusja lyente gishtat me mjaltë dhe i vendoste tri herë në pragun e derës. Pastaj, i jepej një pjatë me llokume që ajo ua shpërndante atyre që i jepnin para.
Më pas fillonte dasma tek shtëpia e dhëndrit, ku nusja bëhejpjesë e festës. Pas njëfarë kohe, vinin edhe familjarët e nuses, tëquajtur “përcjellës”. Ata qëndronin pak në dasmë dhelargoheshin pak para përfundimit të saj.
Në fund, shpërndahej bakllavaja për të gjithë. Dhe për tëmbyllur dasmën, kërcenin nusja dhe dhëndri.
Ninullat
Ninullat tiranase janë një pjesë e vyer e folklorit të Tiranës, qëpërçojnë dashurinë, butësinë dhe mençurinë e brezave tëmëparshëm. Të kënduara zakonisht nga nëna apo gjyshja kurpërkundte fëmijën, këto këngë të lehta e të buta janë shprehje e lidhjes së ngushtë emocionale mes prindit dhe fëmijës.
Karakteristikat e ninullave tiranase:
Shembull ninulle tiranase:
Nini, nini djalin tim,
me jorgan të hollë trëndafil,
fli o shpirt se s’të lë gjumi,
nën’ e vogël t’rri mbi krye.
Nina, nana vajzën o
Se e kam të bukur o
Rrite,rrite bijën o
Rrite më të mirën o
Ninullat krijohen dhe nga vetë gjyshet ose nënat gjatë procesit tëvënies në gjume të femijës,sepse ato janë fjalë të ëmbla që rimojnë
Burimet e informacionit
Dasmat tiranase-informacione të dhena me detaje nga prindërit.
Ninullat- informacione të gjetura në internet,wikipedia dheinformacion nga pridërit
Foto- të kapura vetë
Comments
Post a Comment