DASMAT NË ELBASAN

 DASMAT NË ELBASAN

  • Dasma është një prej ceremonive më të rëndësishme në kulturën shqiptare, dhe në qytetin e Elbasanit ajo kishte një traditë të pasur qytetare. 
  • v Zgjaste përreth shtatë ditë, duke mos filluar nga e hëna, por nga dita e enjte. 
  • v Ceremonia nga kjo ditë merr kuptimin e plotë bashkë me ritet shoqëruese. 
  • v “Kënga e orizit” nis ciklin e këngëve të dasmës, duke filluar që diten e enjte. 
  • v Gratë të cilat pastrojnë orizin janë kryesisht gra e vajza të reja. E ajo që nis këngen është halla, e cila edhe zë vendin e madh në ceremoni. 
  • v Ceremonia e martesës ortodokse nga ana e djalit zgjat një javë. 
  • v Sapo qel mëngjesi motrat e djalit shkojnë të mbushin ujë. 
  • v Me ujin që kanë mbushur ato pastaj spërkasin oborrin e shtëpinë për të sjellur fat. 
  • v Një rit tjetër që bëhej ditën e dasmes është këndimi i rrobave të dhëndrit. 
  • v Rrobat vendosen në një karrigë në dhomë dhe më e moshuara në fis nis këngën duke treguar veshjet njëra pas tjetres. 
  • v Tradita e dasmës në Elbasan ishte e pasur edhe në familjet myslimane, ku ceremonia ndiqte një proces të ngjashëm me atë të familjeve ortodokse. 
  • v Edhe pse ndonjëherë kishte ndryshime në ritet e ndjekura, baza ishte thuajse e njëjtë në të dyja fetë. 
  • v Një tjetër rit i njohur është “goditja e dhëndrrit”. Ai bën sikur nuk dëshiron të hyjë tek nusja. Elbasan, tradita e dhënies së goditjeve në shpinën e dhëndrit nga disa nga miqtë e tij, shoqërohet me fjalët “Hyra, Dhëndër”, ndërsa para hyrjes së tij në dhomën e nuses, dhëndri merr aprovimin e hoxhës. 
  • v Ky rit gjithashtu praktikohet edhe në dasmat ortodokse, por në këtë rast, dhëndri goditet nga miqtë e tij kur del nga dhoma e nuses dhe pastaj niset drejt dhomës së pritjes, ku i presin krushqit. 
  • v Dasma në Elbasan konsiderohej si një ngjarje e rëndësishme qytetare dhe shpesh ishte momenti i paraqitjes së pasurisë së familjes. 
  • v Gjatë kësaj periudhe, një familje që ishte në gjendje ta organizonte një dasmë me raste të veçanta do t’i jepte prestigj dhe respekt në qytet.
     

Comments

Popular Posts